Kurti s’ka biseduar me askënd për qeveri të re: “I kemi edhe më shumë se 10 ditë kohë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë parti politike apo deputetë në lidhje me krijimin e qeverisë së re, por ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të fillojë një plan të qartë për këtë çështje. Kurti ka theksuar se gjatë ditëve

tetor 14, 2025 - 14:30
 0
Kurti s’ka biseduar me askënd për qeveri të re: “I kemi edhe më shumë se 10 ditë kohë”
Kurti s’ka biseduar me askënd për qeveri të re: “I kemi edhe më shumë se 10 ditë kohë”

Kurti s’ka biseduar me askënd për qeveri të re: “I kemi edhe më shumë se 10 ditë kohë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë parti politike apo deputetë në lidhje me krijimin e qeverisë së re, por ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të fillojë një plan të qartë për këtë çështje.

Kurti ka theksuar se gjatë ditëve të fundit është përqendruar në analizimin e rezultateve zgjedhore dhe në vlerësimin e impaktit të fushatave në komuna, duke shpjeguar se pikërisht këto aktivitete kanë qenë arsyeja pse ende nuk ka pasur takime politike.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,” tha Kurti.