Gazeta “Projekti” inicon padi për shpifje ndaj asamblistit të zgjedhur të AAK-së, Burim Kuçi
Gazeta “Projekti” ka njoftuar se ka inicuar padi për shpifje ndaj asamblistit të sapozgjedhur të AAK-së në Junik, Burim Kuçi, pas disa deklaratave publike të cilat, sipas redaksisë, kanë cenuar reputacionin dhe integritetin e mediumit. Në njoftimin e bërë publik, drejtuesit e gazetës kanë theksuar se nuk do të tolerohen sulme, shpifje apo dezinformata që […]


Gazeta “Projekti” ka njoftuar se ka inicuar padi për shpifje ndaj asamblistit të sapozgjedhur të AAK-së në Junik, Burim Kuçi, pas disa deklaratave publike të cilat, sipas redaksisë, kanë cenuar reputacionin dhe integritetin e mediumit.
Në njoftimin e bërë publik, drejtuesit e gazetës kanë theksuar se nuk do të tolerohen sulme, shpifje apo dezinformata që dëmtojnë punën e gazetarëve dhe besueshmërinë e mediave të pavarura.
“Gazeta Projekti ka qenë dhe mbetet një zë i pavarur dhe i përgjegjshëm. Ne do të mbrojmë punën tonë profesionale dhe integritetin e stafit tonë me të gjitha mjetet ligjore të mundshme,” thuhet në reagimin e gazetës.
Padia ndaj Burim Kuçit, sipas burimeve brenda gazetës, lidhet me akuza të pabazuara të bëra publikisht gjatë fushatës zgjedhore, të cilat, sipas redaksisë, kishin për qëllim dëmtimin e imazhit të mediumit.
Rasti pritet të ndjekë rrugën ligjore përmes institucioneve përkatëse të drejtësisë.