Kurti të dielën u lajmërua nga Lubjana e Sllovenisë, nesër me mëngjes i duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Një ditë para se t’i përgjigjet fizikisht thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e nisi me një takim me zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, Luka Mesec, në Lubjanë. Para kësaj vizite në Slloveni, menjëherë një ditë pas thirrjes për intervistim nga Prokuroria Speciale, Kryeministri Kurti ishte për vizitë zyrtare në
Një ditë para se t’i përgjigjet fizikisht thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e nisi me një takim me zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, Luka Mesec, në Lubjanë.
Para kësaj vizite në Slloveni, menjëherë një ditë pas thirrjes për intervistim nga Prokuroria Speciale, Kryeministri Kurti ishte për vizitë zyrtare në Kroaci, ku takoi atje Presidentin Zoran Milloneviq, si dhe Kryeministrin Andrej Plenkoviq.
Por, nga kjo e dielë relaksuese për Kurtin duke pirë çaj me zëvendëskryeministrin slloven në Lubjanë të Sllovenisë, atij ditën e nesërme i duhet të paraqitet pranë Prokurorisë Speciale.
Të enjten e 12 dhjetorit, Qeveria e Kosovës pranoi ftesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për intervistim të kreut të saj, Albin Kurti, për të cilën zëdhënësi Përparim Kryeziu e cilësoi si tentim ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve 2025.
Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhej se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.
Për paraqitjen apo jo të tij, Gazeta Online Reporteri.net, ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, por që i njëjti nuk është përgjigjur.
Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.: Reporteri