Ngjarje si nëpër filma në Mramor: Vetura nuk ndaloi manovroi rrezikshëm për të goditur policët, përdoret arma zyrtare

Një veturë ka refuzuar të ndalet para policisë, kësisoj është përdorë shpejtësi e madhe dhe me manovra të rrezikshme për t’i goditur zyrtarët policorë. Për të shmangur rrezikun, në këtë situatë zyrtarët policorë kanë përdorë armën e zjarrit. “Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në […]

dhjetor 16, 2024 - 00:00
 0  5
Ngjarje si nëpër filma në Mramor: Vetura nuk ndaloi manovroi rrezikshëm për të goditur policët, përdoret arma zyrtare
policia-per-sulmin-ndaj-kanalit-te-ujit:-akt-terrorsist,-do-ta-perdorim-gjithe-asistencen-e-nderkombetareve-per-hetim

policia-per-sulmin-ndaj-kanalit-te-ujit:-akt-terrorsist,-do-ta-perdorim-gjithe-asistencen-e-nderkombetareve-per-hetim

Një veturë ka refuzuar të ndalet para policisë, kësisoj është përdorë shpejtësi e madhe dhe me manovra të rrezikshme për t’i goditur zyrtarët policorë.

Për të shmangur rrezikun, në këtë situatë zyrtarët policorë kanë përdorë armën e zjarrit.

“Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati”, tha Flora Ahmeti për Gazetën Express, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.

Policia po punon në identifikimin e personave të dyshuar.

Konfirmimi i saj i plotë:

Prishtinë 15 dhjetor 2024 – Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor.

Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor.

Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit.

Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati.

Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë.