Kurti thotë se qeveria s’mund ta zbardhë vde*kjen e Astrit Deharit, punë e drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth rastit të vdekjes në rrethana ende të paqarta të aktivistit të VV-së Astrit Deharit. Ai thotë se atë duhet ta zbulojë prokuroria, dhe se qeveria nuk mund ta bëjë punën e kësaj të parës. “Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet


Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth rastit të vdekjes në rrethana ende të paqarta të aktivistit të VV-së Astrit Deharit.
Ai thotë se atë duhet ta zbulojë prokuroria, dhe se qeveria nuk mund ta bëjë punën e kësaj të parës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor 2016, Astrit Deharit”.
Kurti tutje në seancën plenare në foltoren e Kuvendit, tha se prokuroria nuk është reformuar, edhe pse qeveria e tij mbush katër vjet pushtet në vitin që vjen.
“Prokuroria nuk është reformuar, ne vitin e ardhshëm i bëjmë katër vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta aty në krye edhe më tutje me ndikim dhe me funksion është Blerim Isufaj, i cili vrasjen e Dino Hasanajt e shndërroi në vetëvrasje, e vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërroi në vrasje”.