Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin kryesor në Sundance

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar me në krye Visar Morinën që fituan çmimin kryesor në Sundance Film Festival. Filmi “Shame and Money”, nën regjinë e Morinës, sot mori Çmimin e Madh të Jurisë, për çka Kurti rezervoi fjalë të mira. “Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë.

Jan 31, 2026 - 00:00
 0
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin kryesor në Sundance
kurti-uron-shqiptaret-e-“shame-and-money”-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance

kurti-uron-shqiptaret-e-“shame-and-money”-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar me në krye Visar Morinën që fituan çmimin kryesor në Sundance Film Festival.

Filmi “Shame and Money”, nën regjinë e Morinës, sot mori Çmimin e Madh të Jurisë, për çka Kurti rezervoi fjalë të mira.

“Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”.

“Filmat ‘Babai’ dhe ‘Exil’ të Visar Morinës i kam parë. Mezi pres ta shoh edhe këtë të tretin. Urimet më të përzemërta ekipit realizues!” ka vijuar ai.