Kurti vazhdon takimet me bashkatdhetarë: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës

Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në qytetin e Këlnit. Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë dhe u shpreh se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. “Ne si shtet, si republikë

tetor 13, 2024 - 23:00
 0  5
Kurti vazhdon takimet me bashkatdhetarë: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës
kurti-vazhdon-takimet-me-bashkatdhetare:-ndihma-gjermane-ka-qene-vendimtare-ne-clirimin-e-kosoves

kurti-vazhdon-takimet-me-bashkatdhetare:-ndihma-gjermane-ka-qene-vendimtare-ne-clirimin-e-kosoves

Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në qytetin e Këlnit.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë dhe u shpreh se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.

“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit”.

“Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, ka thënë Kurti.