Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela?

Koment Flaka Krijohet dilema: A kërkoi Albin Kurti përjashtimin e Arben Fetait nga VLEN, apo ishte Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela që vendosi kusht për një rikthim The post Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 11, 2026 - 16:00
 0
Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela?

Koment Flaka

Krijohet dilema: A kërkoi Albin Kurti përjashtimin e Arben Fetait nga VLEN, apo ishte Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela që vendosi kusht për një rikthim të mundshëm të kabinetit qeveritar – por pa atë që, sipas tyre, e kishte braktisur më herët partinë, Arben Fetain?

Kjo pyetje hap debat të gjerë politik, pasi pozita dhe e ardhmja e Fetait duket e pasigurt. Ai është sulmuar ashpër nga zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri, i cili e akuzon për përçarje brenda partisë dhe për tentativë për të eliminuar anëtarët e tjerë.

Se fundmi, situata bëhet edhe më komplekse me lëvizjen e deputetit Ilir Demiri, i cili deri dje ishte anëtar i Aleanca për Shqiptarët së Ziadin Selës. Ai ka kaluar te ASH-ja qeveritare dhe po flitet si një nga kandidatët potencialë për nënkryetar të VLEN, në rast se ky koalicion transformohet në parti politike të vetme.

Duket se prapaskena politike mund të lidhet pikërisht me këtë lëvizje: përmes Ilir Demirit, ASH-ja e Ziadin Selës mund të hapë derën për hyrje të mëtejshme në qeveri, duke shfrytëzuar situatën dhe duke riorganizuar influencat brenda VLEN-it, ndërsa pozita e Arben Fetait mbetet e paqartë dhe e cenueshme.

Karriera e Fetait është një rrugë e ndërlikuar politike: nga Vetëvendosja në PSD, më pas te Aleanca për Shqiptarët dhe pastaj brenda VLEN-it, ai ka lëvizur mes fraksioneve pa u zgjedhur kurrë drejtpërdrejt nga qytetarët, duke mbajtur poste të larta përmes emërimeve politike. Pikërisht problemet e më hershme të Fetait me Kurtin, mund të jetë arsyja e largimit te Fetait nga VLEN-i, nisur nga fakti qe Albin Kurti ka rol vendimtar në zhvillimet e brendshme të VLEN-it, si nxitës dhe themeltar i krijimit të koalicionot.

Pikërisht ky fakt e bën të vështirë për të të gjejë një vend stabil politik: as në VLEN nuk e pranojnë, as në ASH-ja nuk i falin pas largimit të mëparshëm. Pyetja mbetet: a do të gjejë Fetai një “vend” ku të bëjë vendin e tij, apo do të mbetet jashtë skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Gazeta Flaka

The post Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .