Prerja e drunjve te Tregu i Gjelbër në Tetovë, më Mirë për Tetovën: Veprim që ngre shumë pikëpyetje 

Sot në trotuarin përgjatë Tregut të Gjelbër në Tetovë janë prerë disa drunj. Sipas nismës Më Mirë për Tetovën (MMPT) ky aktivitet ngre shumë pikëpyetje, ndërkaq nga Komuna e Tetovës nuk deklarohen, raporton Portalb.mk.  Më Mirë për Tetovën thotë se ky veprim ngre shumë pikëpyetje, jo vetëm për nevojën e tij reale, por edhe për […]

shkurt 5, 2025 - 21:00
 0  3
Prerja e drunjve te Tregu i Gjelbër në Tetovë, më Mirë për Tetovën: Veprim që ngre shumë pikëpyetje 
Prerja e drunjve te Tregu i Gjelbër në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në trotuarin përgjatë Tregut të Gjelbër në Tetovë janë prerë disa drunj. Sipas nismës Më Mirë për Tetovën (MMPT) ky aktivitet ngre shumë pikëpyetje, ndërkaq nga Komuna e Tetovës nuk deklarohen, raporton Portalb.mk

Më Mirë për Tetovën thotë se ky veprim ngre shumë pikëpyetje, jo vetëm për nevojën e tij reale, por edhe për efektet ekologjike që ka në një qytet tashmë të ndotur si Tetova. 

“Ironikisht, në të njëjtin vend, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura një sërë problemesh që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Në vend që të adresohen këto probleme thelbësore, autoritetet zgjedhin të merren me prerjen e drunjve dhe propagandën e zakonshme në rrjetet sociale, duke tentuar të shesin një imazh të rremë të punës së tyre”, thanë nga MMPT. 

Kërkuam sqarim nga Komuna e Tetovës por nga atje nuk morëm përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

Kujtojmë që edhe në të kaluarën prerja e drunjve ka nxitur reagim të madh nga shoqatat ekologjike, rasti që bëri bujë të madhe ishte prerja e drunjve gjatë rikonstruimit të rrugës “Strasho Pinxhur”.