Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe formimi i komisionit për përzgjedhjen anëtarëve të bordit të RTK’së

Kuvendi i Kosovës, të nesërmen do të mbajë seancë duke filluar nga ora 10:00. Në komunikatën për media të Kuvendi, bëhet e ditur se në seancën e nesërme janë paraparë disa pika të rendit të ditës. ‘’Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga

Prill 1, 2026 - 17:30
Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe formimi i komisionit për përzgjedhjen anëtarëve të bordit të RTK’së
kuvendi-neser-mban-seance,-ne-rend-dite-edhe-formimi-i-komisionit-per-perzgjedhjen-anetareve-te-bordit-te-rtk’se

kuvendi-neser-mban-seance,-ne-rend-dite-edhe-formimi-i-komisionit-per-perzgjedhjen-anetareve-te-bordit-te-rtk’se

Kuvendi i Kosovës, të nesërmen do të mbajë seancë duke filluar nga ora 10:00.

Në komunikatën për media të Kuvendi, bëhet e ditur se në seancën e nesërme janë paraparë disa pika të rendit të ditës.

‘’Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,

9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,

11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,

12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,

13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare,

15. Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026,

16. Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e “Projektligjit për parandalim të vetëvrasjes”.