Ky është personi që humbi jetën tragjikisht në Mitrovicë
Mëngjesin e së dielës, një person ka vdekur tragjikisht në Mitrovicë. Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti banesor, ndërsa sipas konfirmimit për Klankosovën nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, ky rast është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”. Viktima është Ilir Brahimi nga Koshtova, i moshës 48-vjeçare. “Sot, rreth […]


Mëngjesin e së dielës, një person ka vdekur tragjikisht në Mitrovicë.
Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti banesor, ndërsa sipas konfirmimit për Klankosovën nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, ky rast është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Viktima është Ilir Brahimi nga Koshtova, i moshës 48-vjeçare.
“Sot, rreth orës 05:30, Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën “Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48-vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”, ka thënë Zahiti.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore