Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad. Ai u shpreh se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut. “Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim


Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Ai u shpreh se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar ai.