Haki Abazi i përgjigjet Faton Pecit pasi e akuzoi se i ka kërkuar punësime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot se deputeti i pavarur Haki Abazi ka pasur kërkesa të vazhdueshme për punësime. “I kam edhe dëshmitë more, do të thotë kërkesa të vazhdueshme ka pasur për punësime. Mos të marrim emrin individual por në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë për punësime”, ka deklaruar Peci

Nëntor 22, 2024 - 06:00
 0  9
Haki Abazi i përgjigjet Faton Pecit pasi e akuzoi se i ka kërkuar punësime
haki-abazi-i-pergjigjet-faton-pecit-pasi-e-akuzoi-se-i-ka-kerkuar-punesime

haki-abazi-i-pergjigjet-faton-pecit-pasi-e-akuzoi-se-i-ka-kerkuar-punesime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot se deputeti i pavarur Haki Abazi ka pasur kërkesa të vazhdueshme për punësime.

“I kam edhe dëshmitë more, do të thotë kërkesa të vazhdueshme ka pasur për punësime. Mos të marrim emrin individual por në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë për punësime”, ka deklaruar Peci në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ndërsa nuk mungoi as kundërpërgjigja nga deputeti Haki Abazi, i cili tha se asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai e ka ftuar ministrin Peci të paraqesë prova konkrete për pretendimet e tij.

“Kurrë, absolutisht. Kurrë le ta thotë hapur, përveçse nëse ka qenë ndonjë rekomandim për ekspertë të bujqësisë, anëtar familje kurrë jo, miq e dashamirë kurrë jo. Absolutisht, jo Peci, asnjë njeri. Ai mundet me e përdorë për propagandë këtë far punë, le ta thotë kur në cilin moment, me cilin njeri, kush është emri. Jo ndaj Pecit, por ndaj asnjë njeriu. Kjo ka qenë arsye pse Kurtit i ka penguar aspekti principier parimor. Unë kam menaxhuar 1 miliard euro/dollar nëpër botë. Nuk ka ardhë puna unë me i kërku Pecit me e shti në punë dikën, absolutisht jo, kurrë”, tha Abazi.