Latifi Azizi: Drejtësia do të vihet në vend, Qeveria është e vendosur të zbardhë të vërtetën, përgjegjësi do të ketë për të gjithë ata që janë të involvuar në këtë tragjedi
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/652363014010230 Tragjedia e Koçanit, që i mori jetët e 59 të rinjëve, ka lënë një dhimbje të thellë e të paimagjinueshëme në mbarë vendin tonë. Kjo ngjarje tragjike na ka tronditur të gjithëve, duke na përbashkuar në një pikëllim të thellë dhe një dhembje që shkon përtej fjalëve. Asgjë nuk mund të shlyejë këtë humbje, […]

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/652363014010230
Tragjedia e Koçanit, që i mori jetët e 59 të rinjëve, ka lënë një dhimbje të thellë e të paimagjinueshëme në mbarë vendin tonë. Kjo ngjarje tragjike na ka tronditur të gjithëve, duke na përbashkuar në një pikëllim të thellë dhe një dhembje që shkon përtej fjalëve. Asgjë nuk mund të shlyejë këtë humbje, dhe asnjë ngushëllim nuk mund të mbushë këtë boshllëk.
E ndërsa sot, përmbyllim ditën e fundit të zisë kombëtare, një periudhë gjatë së cilës vendi ynë ka nderuar jetët që u humbën, angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë për të mbështetur ata që u prekën direkt dhe për të zbardhur të vërtetën e kësaj tragjedie do të vazhdojnë me intensitet të paprecedentë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë masa të menjëhershme për t’u ofruar mbështetje të plotë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Perveç atyre që po trajtohen në spitalet tona, deri tani, 116 pacientë janë duke marrë trajtim në spitale të jashtme dhe 188 familjarë i shoqërojnë ata, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Shteti mbulon të gjitha shpenzimet, që përfshijnë: udhëtimin, akomodimin dhe nevojat e përditshme të tyre.
Po ashtu, për çdo të prekur nga kjo tragjedi, Kryqi i Kuq na informoi se do t’ju ndajë mjete financiare familjeve prej 150.000 denarësh, dhe shpërndarja do të fillojë që nga dita e nesërme, dita e hënë.
Ky është një angazhim i menjëhershëm për të siguruar që asnjë i prekur të mos mbetet pa mbështetje.
Ndërkohë, edhe hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe me angazhim të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Qeveria është e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe të sigurojë që të gjithë ata që janë përgjegjës do të japin llogari për veprimet e tyre. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të vihet në vend.
Po ashtu, dëshirojmë të theksojmë se në këto ditë të vështira, vendi ynë ka marrë mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se solidariteti nuk njeh kufij. Ky solidaritet është një kujtesë e fuqishme se në tragjedi nuk jemi vetëm, dhe se forca jonë qëndron në unitetin dhe përkujdesjen e përbashkët.
Në këtë dhimbje të madhe, ju sigurojmë se nuk jeni të vetëm. Shteti do të qëndrojë pranë jush, jo vetëm sot, por deri në fund të këtij procesi, ku do të hedhim dritë mbi çdo gjë.
Bashkë, me përkushtim dhe solidaritet, do të punojmë për një Maqedoni më të fortë, më të drejtë, dhe më të sigurtë për të gjithë qytetarët!