Kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen tre objekte gastronomike

Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme nëpunës policor të SPB-Tetovë në bashkëpunim me Policinë Financiare, DAP-in, ISHT-në, DMSH, Inspektorati Ndërtimor dhe Inspektorati komunal kanë kryer kontrolle në disa objekte gastronomike në Tetovë dhe Gostivar me qëllim të goditjes së aktiviteteve të paligjshme kriminale që kryhen në objektet gastronomike në rajonin e Tetovës dhe […]

Mars 23, 2025 - 19:00
 0  6
Kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen tre objekte gastronomike

Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme nëpunës policor të SPB-Tetovë në bashkëpunim me Policinë Financiare, DAP-in, ISHT-në, DMSH, Inspektorati Ndërtimor dhe Inspektorati komunal kanë kryer kontrolle në disa objekte gastronomike në Tetovë dhe Gostivar me qëllim të goditjes së aktiviteteve të paligjshme kriminale që kryhen në objektet gastronomike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

“Më datë 22.03.2025, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati Ndërtimor dhe Inspektorati komunal, kanë kryer kontrolle dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara me qëllim të goditjes së aktiviteteve të paligjshme kriminale që kryhen në objektet gastronomike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar ndalimin e trafikut të paligjshëm të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, veprave penale korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore lidhur me funksionimin e jashtëligjshëm të subjekteve që kryejnë veprimtari gastronomike dhe aktivitetetjera të kundërligjshme. Janë bërë kontrolle në 16 objekte gastronomike (TE-6 dhe GV-10), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHT, DMSH dhe DHP, ndërsa për ta do të përgatiten parashtresa përkatëse, ndërsa ISHT mbylli dy objekte gastronomike në Tetovë dhe një në Gostivar”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.