Lela disa javë pas daljes thotë se është e gatshme të rikthehet në BBVK3
Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani. E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë […]
Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani.
E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur.
“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.