Limani: Autostrada e re Gostivar-Tetovë krijon mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët

Kryetari i komunës së Gostivarit, valbon Limani përmes një statusi në rrjetet sociale ka përuruar fillimin e punimeve në autostradën e re Gostivar-Tetovë si pjesë e Korridorit 8. Limani, i cili ka qenë pjesë e ceremonisë zyrtare, potencon se ky projekt do të sjellë mundësi dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset vendore, veçanërisht për ato […]

maj 3, 2025 - 20:00
 0  6
Limani: Autostrada e re Gostivar-Tetovë krijon mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët

Kryetari i komunës së Gostivarit, valbon Limani përmes një statusi në rrjetet sociale ka përuruar fillimin e punimeve në autostradën e re Gostivar-Tetovë si pjesë e Korridorit 8.

Limani, i cili ka qenë pjesë e ceremonisë zyrtare, potencon se ky projekt do të sjellë mundësi dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset vendore, veçanërisht për ato nga rajoni i Pollogut.

“Është kënaqësi e madhe të shohim fillimin e një projekti tepër të rëndësishëm, siç është autostrada Gostivar–Tetovë.

Në prani të Kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, Ambasadores së SHBA-ve, Angela Aggeler, Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, si dhe funksionarëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, morëm pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset në rajonin e Pollogut në përgjithësi, dhe për Gostivarin në veçanti, duke krijuar lidhje më të shpejta dhe rrugë më të sigurta”, ka shkruar Limani.

Ndryshe, autostrada Gostivar-Tetovë pritet të jetë gati në vitin 2027, ndërsa si projekt kap kosto financiare prej 90 milionë euro.