Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun

Kryetari I ASH-së Arben Taravari njëherit ministër i shëndetësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Nazim Taipi, si dhe funksionarë të tjerë, The post Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 3, 2025 - 19:00
 0  7
Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun

Kryetari I ASH-së Arben Taravari njëherit ministër i shëndetësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Nazim Taipi, si dhe funksionarë të tjerë, morën pjesë sot në nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës Tetovë–Gostivar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin ishin të pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar.

Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e një segmenti prej 18 kilometrash, me një vlerë investimi prej mbi 90 milionë eurosh. Brenda këtij projekti parashihen:

  • 8 mbikalime për lidhjen e rrugëve lokale me një rrugë paralele të sapoprojektuar,
  • 1 mbikalim për kryqëzimin e ri në komunat Bogovinë dhe Vrapçisht,
  • Rindërtimi i kryqëzimit të daljes në Tetovë përmes mbikalimit ekzistues.

Ky investim madhor pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë rrugore dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Aleanca për Shqiptarët vlerëson lartë kontributin e z. Nazim Taipi për përkushtimin dhe profesionalizmin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

‘Si pjesë e Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore, që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, thonë nga ASH.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti, me vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në prani të kryeministrit Hristijan Mickovski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Angela Aggeler.

Ky investim strategjik synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit.

“Sot bashkë me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Angela Aggeler, isha pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit zyrtar të punimeve në projektitn 90 milionë eurosh që synon një autostradë të re Tetovë-Gostivar.
Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë Drejt më të Mirës!”- u shpreh Taravari.

“Sot, nga këtu – nga zemra e Pollogut – po e dërgojmë përgjigjen më të fuqishme për të gjithë skeptikët dhe për të gjithë ata që për vite me radhë flisnin, por nuk bënë asgjë: ne nuk japim premtime boshe, ne ndërtojmë! E fillojmë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore – ndërtimin e autostradës së re Tetovë-Gostivar, me gjatësi prej 18 kilometrash. Për të gjitha detajet teknike dhe financiare nuk do të flas sot, sepse gjithçka u tha nga folësit paraprak. Unë dua vetëm të përmend tre gjëra që mendoj se janë të rëndësishme për t’u theksuar” tha Mickovski, përcjell Flaka.

Dhe mesazhi im i fundit sot, tha Mickovski, para se të përfundoj, është se si Qeveri do të vazhdojmë të fokusohemi në vlerën e shtuar në cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Flaka Media

The post Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun appeared first on Flaka, në çdo lajm... .