Limani promovoi rrugën “212”, paralajmëroi punime në disa vendbanime të ndryshme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot bashkë me ekipin e tij promovoi rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “212” në lagjen Maleardi. “Sot dolëm për të parë rikonstruimin e The post Limani promovoi rrugën “212”, paralajmëroi punime në disa vendbanime të ndryshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 17:30
 0
Limani promovoi rrugën “212”, paralajmëroi punime në disa vendbanime të ndryshme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot bashkë me ekipin e tij promovoi rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “212” në lagjen Maleardi.

“Sot dolëm për të parë rikonstruimin e rrugës “212” në gjatësi prej 400 metrave. Është bërë rikonstruimi i tërësishëm, kurse në disa segmente, ku ka pasur mundësi, është bërë edhe zgjerimi i rrugës me qëllim të sigurisë më të madhe të qytetarëve. Besoj se ky projekt do të ndihmojë dukshëm këtë pjesë, por gjithashtu do të shkarkojë ngarkesën e bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”.

Kryetari Limani gjithashtu paralajmëroi se Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me investime në infrastrukturën rrugore edhe në pjesë të tjera të qytetit, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Gazeta Flaka

The post Limani promovoi rrugën “212”, paralajmëroi punime në disa vendbanime të ndryshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .