Liridon Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e Mateçit, duke theksuar se këtë vit situata nuk është e njëjtë si më parë. “Është The post Liridon Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 20, 2025 - 14:30
 0
Liridon Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it

Liridon Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët reagoi ndaj vendosjes së flamujve serbë në Manastirin e Mateçit, duke theksuar se këtë vit situata nuk është e njëjtë si më parë.

“Është e vërtetë se edhe vite të tjera kanë ardhur grupe të caktuara në Mateç, dhe si shoqëri multietnike e multikulturore askush s’ka pas problem me këtë. Por ky vit është krejt ndryshe: sepse tash flamujt serb nuk vendosen më nga individë, por marrin peshë dhe legjitimitet përmes institucioneve të shtetit,” tha Ramadani.

Ai shtoi se përkrahja e këtij veprimi nga zëvendëskryeministri Ivan Stolkoviq e shndërron atë nga një ngjarje e thjeshtë kulturore apo fetare në “shfaqje nacionaliste të sponsorizuar nga vetë qeveria”.

“S’kemi më multikulturë e bashkëjetesë, por përulje të kujtesës sonë historike. Çdo flamur serb në Manastirin e Mateçit këtë vit është vulë e VLEN-it. Dhe ky është turpi i një qeverie që u thotë shqiptarëve ‘jemi të barabartë’, por në praktikë janë bërë mjet për të arsyetuar këtë qasje nacionaliste antishqiptare,” deklaroi Ramadani.

The post Liridon Ramadani nga ASH: Flamuri serb në Mateç këtë vit është vulë e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .