Kim Kardashian do të përballet të martën në gjyq me grabitësit e saj
Kim Kardashian të martën do të dëshmojë kundër banditëve që e lidhën dhe ia mbyllën gojën në dhomën e një hoteli në Paris, duke i marrë bizhuteritë e saj me vlerë prej 10 milionë dollarësh gjatë Javës së Modës në Francë në vitin 2016. “Ajo është e përkushtuar për të marrë pjesë personalisht në gjyq […]

Kim Kardashian të martën do të dëshmojë kundër banditëve që e lidhën dhe ia mbyllën gojën në dhomën e një hoteli në Paris, duke i marrë bizhuteritë e saj me vlerë prej 10 milionë dollarësh gjatë Javës së Modës në Francë në vitin 2016.
“Ajo është e përkushtuar për të marrë pjesë personalisht në gjyq dhe për t’u përballur me ata që e sulmuan. Ajo do ta bëjë këtë me dinjitet dhe guxim”, kanë thënë avokatët e saj francezë për mediat në Paris, raporton Page Six.
“Ne duam t’i japim të gjithëve mundësinë për të dëgjuar dëshminë e saj me fjalët e saj, kështu që ne nuk do të komentojmë mbi thelbin e asaj që ajo do të thotë”, ka shtuar Leonor Hennerick dhe Jonathan Mattout.
Në cilësinë e dëshmitarit këtë javë në Cour D’Assises në Paris ishte një detektiv francez, i cili i ka thënë gjykatës se si Kardashian, 44-vjeç, e cila nuk kishte veshur asgjë përveç një rroba banjo, ishte lidhur dhe e mbyllur në hotelin ekskluziv “No Address” të Parisit.
“E gjetëm shumë të traumatizuar. Ajo ishte ulur në divan sepse arriti të çlirohej pasi sulmuesit e saj u larguan”, ka thënë Michel Malecot, shefi i brigadës antibandit.
“Ne gjetëm copa shiriti, copa zinxhirësh që ishin përdorur për të lidhur viktimat”, ka thënë ai duke iu referuar Kardashianit dhe rojës së natës që ishte në hollin e hotelit.
Kim ishte vetëm në dhomën e saj atë natë.