LSDM-ja sot mbajti Kongresin e 30-të, u zgjodh kryesia e re
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) sot ka mbajtur Kongresin e 30-të, në të cilin u zgjodh kryesia e re e partisë, raporton Portalb.mk. Kryesia e re përbëhet nga 113 anëtarë dhe listën e plotë e gjeni KËTU. Kujtojmë se zgjedhjet e liderit në LSDM u mbajtën në fund të qershorit pasi LSDM pësoi […]
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) sot ka mbajtur Kongresin e 30-të, në të cilin u zgjodh kryesia e re e partisë, raporton Portalb.mk.
Kryesia e re përbëhet nga 113 anëtarë dhe listën e plotë e gjeni KËTU.
Kujtojmë se zgjedhjet e liderit në LSDM u mbajtën në fund të qershorit pasi LSDM pësoi humbje katastrofike në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kur fitoi gjithsej 18 mandate parlamentare.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual Venko Filipçe u zgjodh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM).