LSDM kërkon dorëheqje nga Taravari, drejtorët e Onkologjisë, dhe Klekovski

LSDM shprehu shqetësim serioz për gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e barnave ka vënë në rrezik terapinë e pacientëve që varen nga kjo. Partia kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Janë të papranueshme justifikimet kur bëhet fjalë për […]

Jan 25, 2025 - 16:00
 0  7
LSDM kërkon dorëheqje nga Taravari, drejtorët e Onkologjisë, dhe Klekovski

LSDM shprehu shqetësim serioz për gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e barnave ka vënë në rrezik terapinë e pacientëve që varen nga kjo. Partia kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Janë të papranueshme justifikimet kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Kaosi i Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë ofruar terapi adekuate për pacientët, e cila është drejtpërdrejt e rrezikshme për jetën”, thonë nga LSDM.

Opozita shton se nuk është ndërmarrë plani i duhur për prokurimin në kohë të barnave, nuk janë zhvilluar sisteme regjistrimi dhe nuk ka ekzistuar regjistri i pacientëve.

“Pacientët janë lënë në vuajtje, ndërsa qeveria po e zgjidh problemin me donacione, ndërsa në të njëjtën kohë shpall blerjen e aeroplanit”, akuzoi LSDM.

Partia thekson se kjo fatkeqësi humanitare është rezultat i papërgjegjshmërisë dhe çorganizimit të pushtetit aktual dhe kërkon përgjegjësi për hapat e pandërmarra.