LSDM: Nuk ka reforma, nuk ka Gruevski – ka Stoilkoviq dhe Kinë
Mbeten edhe vetëm 2 ditë deri më 1 qershor, datë deri kur Hristijan Mickoski premtoi publikisht para qytetarëve se do t’i përmbushë plotësisht të gjitha pikat e Agjendës Reformuese dhe obligimet për vazhdimin e rrugës evropiane, njoftuan ng...
Mbeten edhe vetëm 2 ditë deri më 1 qershor, datë deri kur Hristijan Mickoski premtoi publikisht para qytetarëve se do t’i përmbushë plotësisht të gjitha pikat e Agjendës Reformuese dhe obligimet për vazhdimin e rrugës evropiane, njoftuan nga LSDM.
“Edhe 2 ditë deri te një tjetër premtim i papërmbushur i Mickoskit dhe një tjetër gënjeshtër. Nuk ka reforma, nuk ka as dokumente për ekstradimin e Gruevskit dhe kthimin e tij në burg; ka vetëm Stoilkoviq dhe Kinën, e cila punon strategjikisht kundër partnerit tonë strategjik, SHBA-së.”
Nga kjo parti shtojnë se Mickoski ka gënjyer për kthimin e emrit, për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe për rrezikimin e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase, ndërsa sot po gënjen për Agjendën Reformuese. Sipas tyre, për dy vite ai ka përfunduar pjesërisht vetëm 2 pika nga 10 gjithsej, ndërsa mbetet e papërfunduar pika kyçe: përfshirja e pakicave në Kushtetutë, obligim pa të cilin vendi nuk do të lëvizë nga pika e vdekur.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.