Lufta në Iran, Netanyahu kritikon ashpër vendet europiane: Ju jeni të dobët
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli po avancon në krijimin e aleancave me vendet arabe, ndërsa kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë. “Ne vazhdojmë të krijojmë aleanca me vendet arabe që po shqyrtojnë mundësinë e luftës përkrah nesh”, u shpreh Netanyahu. Ai sulmoi gjithashtu liderët evropianë, duke i cilësuar si të dobët. “Simboli i dobësisë së udhëheqësve […]
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli po avancon në krijimin e aleancave me vendet arabe, ndërsa kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë.
“Ne vazhdojmë të krijojmë aleanca me vendet arabe që po shqyrtojnë mundësinë e luftës përkrah nesh”, u shpreh Netanyahu.
Ai sulmoi gjithashtu liderët evropianë, duke i cilësuar si të dobët.
“Simboli i dobësisë së udhëheqësve evropianë është se ata më thonë privatisht se e dinë, por kanë frikë të flasin ose të veprojnë kundër Iranit”, u shpreh ai.
Sipas tij, Izraeli, ndryshe nga Evropa, po vepron pa hezitim.
“Ne e dimë, nuk kemi frikë dhe po veprojmë. Kjo po çon në një ndryshim në ekuilibrin strategjik. Ne po krijojmë aleanca që dikur dukeshin të pamundura”, shtoi kryeministri.