Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Luhatjet e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar shqetësime tek drejtuesit e automjeteve në Kosovë, për shkak që sipas tyre shpesh herë kur ka ulje në bursa nuk po reflektohet në mënyrë të dukshme në tregun vendor. Sipas qytetarëve, çmimet në vend nuk janë zvogëluar në të njëjtën masë si në tregjet e

Nëntor 2, 2025 - 20:00
 0
Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë
Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Luhatjet e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar shqetësime tek drejtuesit e automjeteve në Kosovë, për shkak që sipas tyre shpesh herë kur ka ulje në bursa nuk po reflektohet në mënyrë të dukshme në tregun vendor.

Sipas qytetarëve, çmimet në vend nuk janë zvogëluar në të njëjtën masë si në tregjet e jashtme.

Për zhvillimet në sektorin e naftës, kryetari i Shoqatës së Nafterëve të Kosovës, Fadil Berjani thekson për KosovaPress se çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.15 euro deri 1.24 euro për një litër. Ndërsa, sipas tij, benzina po tregtohet 1.16 deri 1.25 euro për një litër.

Sipas tij, indeksi Crude Brent që ndikon në çmimet e naftës u rrit mbi 5%, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për fuqi.

Kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global. Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA ranë në mënyrë të papritur. Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës”, thekson ai.