Lushaku-Sadriu: S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë. “LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar

Prill 15, 2026 - 15:30
Lushaku-Sadriu: S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së
lushaku-sadriu:-s’ka-marreveshje-per-presidentin-ndermjet-ldk-se-dhe-vv-se

lushaku-sadriu:-s’ka-marreveshje-per-presidentin-ndermjet-ldk-se-dhe-vv-se

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë.

“LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu.

Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritanishme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit.