Osmani: Çairi do të votojë për ndryshime, kërcënimet nuk do t’i ndihmojnë

“Ajo që shohim javët e fundit është një abuzim masiv i shtetit. Asfaltet që po shtrohen tani kanë mundur të bëhen edhe më herët, por nuk kanë qenë prioritet. Sot The post Osmani: Çairi do të votojë për ndryshime, kërcënimet nuk do t’i ndihmojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2025 - 15:00
 0
Osmani: Çairi do të votojë për ndryshime, kërcënimet nuk do t’i ndihmojnë

“Ajo që shohim javët e fundit është një abuzim masiv i shtetit. Asfaltet që po shtrohen tani kanë mundur të bëhen edhe më herët, por nuk kanë qenë prioritet. Sot këto burime po përdoren për të blerë vota,” tha Bujar Osmani me ton të ashpër, duke dënuar politikën e shantazheve dhe presioneve.

Sipas tij, kjo është pamja e një pushteti që e ka humbur lidhjen me qytetarët.

Ai paralajmëroi se kërcënimet ndaj administratës dhe ndaj qytetarëve për legalizimin e shtëpive të tyre janë absolutisht të papranueshme:
“Kjo është diçka që u takon me ligj. Fenomene të tilla nuk i përkasin një procesi normal demokratik në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për BE.”

Osmani theksoi se koha e politikanëve të cilët kanë si strategji të vetme fyerjen dhe ofendimin e kundërshtarit duhet të përfundojë.
“Qytetarët janë të lodhur nga poshtërimet dhe nga politikanët që mendojnë se me nënvlerësim do të arrijnë diçka,” tha ai.

Në mesazhin e tij ai vuri në dukje vendosmërinë e qytetarëve:
“Sot, më shumë se kurrë, ata kërkojnë ndryshim. Kërkojnë ndershmëri. Kërkojnë garë idesh, e jo kërcënimesh dhe nënvlerësimesh.”

“Qytetarët duan politikë që ndërton, e jo politikë që poshtëron. Në këto 20 ditë do të shohin se forca e vërtetë është tek vizioni, tek ndershmëria dhe tek idetë,” përfundoi Osmani.

The post Osmani: Çairi do të votojë për ndryshime, kërcënimet nuk do t’i ndihmojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .