Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

Pas takimit paraditen e së martës me Kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe dy liderë tjerë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun. Reporteri.net merr vesh se tashmë Presidentja Osmani ka përfunduar takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin. Aktualisht, siç merr vesh mediumi, ajo po zhvillon takim me Kryetarin e

Nëntor 4, 2025 - 18:30
 0
Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun
Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

Pas takimit paraditen e së martës me Kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe dy liderë tjerë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

Reporteri.net merr vesh se tashmë Presidentja Osmani ka përfunduar takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.

Aktualisht, siç merr vesh mediumi, ajo po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky takim me liderët tjerë, vjen pasi sot VV-ja në Këshillin e Përgjithshëm të partisë e nominoi Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për Kryeministër.

Nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma “njëzëri” u tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Edhe të premten e 31 tetorit, kur Presidentja Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë, takimit, liderët e partive u deklaruan për zgjedhje.