Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim U.D., shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza. Përmes një njoftimi në Facebook, Maqedonci tha se Herezën e njoftoi për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Mars 10, 2026 - 12:00
 0
Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë
maqedonci-pret-ne-takim-zyrtaren-e-nato-s,-flitet-per-anetaresimin-e-vendit-ne-aleance

maqedonci-pret-ne-takim-zyrtaren-e-nato-s,-flitet-per-anetaresimin-e-vendit-ne-aleance

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim U.D., shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.

Përmes një njoftimi në Facebook, Maqedonci tha se Herezën e njoftoi për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, shtoi ai tutje në njoftim.