Ujqve u është zbehur ulërima
Shkruan: Bekim Qoku E kanë mbajtur popullin nën mjegull, sepse veten e kanë parë si ujq. Janë pasuruar pa fund, ndërsa për vete dhe familjarët kanë zgjedhur spitalet private apo ato jashtë shtetit. Për fëmijët, shkollat më të shtrenjta dhe universitetet elitare jashtë vendit. Dhe ende këmbëngulin që kjo mjegull të mos davaritet. Sepse mjegulla […]
Shkruan: Bekim Qoku
E kanë mbajtur popullin nën mjegull, sepse veten e kanë parë si ujq. Janë pasuruar pa fund, ndërsa për vete dhe familjarët kanë zgjedhur spitalet private apo ato jashtë shtetit. Për fëmijët, shkollat më të shtrenjta dhe universitetet elitare jashtë vendit.
Dhe ende këmbëngulin që kjo mjegull të mos davaritet. Sepse mjegulla i mban gjallë. Ajo u jep legjitimitetin e rrejshëm politik. Por sot, më shumë se kurrë në dy dekadat e fundit, gjërat janë duke u kthjelluar.
Paditë e ngritura nga prokuroria publike që i pamë sot rreth dy figurave më me pushtet të BDI-së për kriminalitet e korrupsion mund dhe duhej të ishin ngritur shumë më herët. Por ne e dimë se për 22 vjet, ajo që u kap e u mbajt fort, ka qenë drejtësia, ka qenë gjyqësori dhe prokuroria.
Ujqve u është zbehur ulërima.
Alfa e tyre në vend të kujdese për lukuninë, është kujdesur për Soravinë.
Mjegulla vazhdon të bjerë.
Nga ana tjetër, shikueshmëria nga 0 metra në 2024 është bërë të paktën 200 metra. Horizonti bëhet gjithmonë më i largët.
Ditë më të mira po vijnë.