Maqedoni: Nuk ia pëlqyen frizurën mësuesja, pedagogu dhe drejtori, nxënësi pret vet flokët duke qarë

Një nxënës në shkollën fillore ” Shën Klimenti Ohrit “ në Gjevgjelu duke qarë vetë ka shkurtuar flokët për shkak frizura nuk i kishie pëlqyer kujdestares, pedagogut dhe drejtoreshës. Nëna e fëmijës për këtë rast vitin e kaluar kishte njoftuar komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, e cila e ka konstatuar, shkruan portali SDK, […] The post Maqedoni: Nuk ia pëlqyen frizurën mësuesja, pedagogu dhe drejtori, nxënësi pret vet flokët duke qarë appeared first on InfoShqip.com.

Jan 5, 2025 - 16:01
 0  7
Maqedoni: Nuk ia pëlqyen frizurën mësuesja, pedagogu dhe drejtori, nxënësi pret vet flokët duke qarë

Një nxënës në shkollën fillore ” Shën Klimenti Ohrit “ në Gjevgjelu duke qarë vetë ka shkurtuar flokët për shkak frizura nuk i kishie pëlqyer kujdestares, pedagogut dhe drejtoreshës. Nëna e fëmijës për këtë rast vitin e kaluar kishte njoftuar komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, e cila e ka konstatuar, shkruan portali SDK, përcjellë Top24

Më 1 shtator, djali shkoi në shkollë me flokët bisht. Në të njëjtën ditë, drejtori i shkollës urdhëroi gojarisht mësuesin e klasës që t’i hiqte bishtin nxënësit dhe të vinte me një model flokësh “të rregullt”.

Më pas fëmija vetëm se i preu flokët sipër syve.

Nëna e nxënësit ka denoncuar këtë rast në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili para një jave konstatoi diskriminimin e drejtpërdrejtë të shkollës ndaj fëmijës, bazuar në gjini, në fushën e arsimit.

Sipas këtij rasti, në Komision, nëna tha se djali i saj nuk kishte flokë të gjatë, pavarësisht mesazhit të drejtorit që të vinte i regulluar në shkollë .

Nëna ka kërkuar bisedë me drejtorin për këtë rast, i cili ka treguar se shkolla ka një kod veshjeje.

Ajo është paralajmëruar edhe nga pedagogu i shkollës se nëse djali nuk rregullon flokët do të marrë një qortim, që është masë para se të largohet nga shkolla.

Pas kësaj, nëna e ka raportuar rastin te Avokati i Popullit.

Në vendimin e konstatatuar nga komusuini kunër diskriminimit, Komisioni jep edhe rekomandime për shkollën.

“Rekomandohet që shkolla “Shën Klimenti i Ohrit” nga Miravci të përmbahet nga veprimet stereotipe gjinore dhe miratimi i rregullave stereotipe gjinore për sjellje në shkollë si në rastin konkret. Rekomandohet që shkolla të rishikojë aktet e brendshme, siç është rregullorja e shtëpisë, nga aspekti i barazisë gjinore, për të promovuar barazinë gjinore nëpërmjet tyre, në vend të stereotipeve gjinore.

Në qoftë se shkolla nuk i zbaton rekmandimet e komisionit, rasti do të paraqitet para gjykatës

The post Maqedoni: Nuk ia pëlqyen frizurën mësuesja, pedagogu dhe drejtori, nxënësi pret vet flokët duke qarë appeared first on InfoShqip.com.