Maqedonisë së Veriut as era s’i vjen shtet social
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka njoftuar se, me propozimin e saj, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit i ka caktuar masë paraburgimi afatshkurtër prej 48 orësh The post Maqedonisë së Veriut as era s’i vjen shtet social appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka njoftuar se, me propozimin e saj, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit i ka caktuar masë paraburgimi afatshkurtër prej 48 orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë ku bashkëshortja e tij 31-vjeçare, Ivana Jovanovska, dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare humbën jetën duke u hedhur nga një ndërtesë në lagjen Taftalixhe.
Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarit ekzistojnë dyshime për kryerjen e tre veprave penale: “lëndim trupor” (neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1), “rrezikim i sigurisë” (neni 144 paragrafi 3 në lidhje me paragrafët 2 dhe 1), si dhe “nxitje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje” (neni 128 paragrafi 4 i Kodit Penal).
“Masa e paraburgimit është e domosdoshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sigurimin e provave në lidhje me dyshimet”, njoftuan nga Prokuroria.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga institucionet, viktima prej vitesh kishte qenë e ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe psikologjike. Vetëm dy orë para ngjarjes tragjike, ajo kishte denoncuar bashkëshortin për sulm në bulevardin “Goce Delçev”, pranë kompleksit të gjykatave.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se policia e ka pranuar denoncimin në ora 12:05 dhe ka arritur në adresë në ora 12:19. Sipas tij, para policisë, viktima kishte deklaruar se nuk kishte pasur kontakt fizik dhe kishte tërhequr kallëzimin, duke theksuar se do ta zgjidhte çështjen përmes procedurës së divorcit.
Megjithatë, MPB-ja ka siguruar një video-incizim ku, sipas ministrit, shihet qartë se i dyshuari e godet viktimën. Dyshohet se incizimi është nga dita e tragjedisë, 2 mars 2026.
Ministri bëri të ditur se Jovanovski është recidivist, me 10 kallëzime penale për vepra nga kriminaliteti i dhunshëm, pronësor dhe tregti me drogë. Aktualisht ai mbahet në stacion policor si i dyshuar për tri vepra penale.
Ndërkohë, janë konfiskuar telefonat celularë të viktimave dhe të të dyshuarit, ndërsa hetimi pritet të nxjerrë prova materiale lidhur me dyshimet për nxitje në vetëvrasje. Kontrolli i Brendshëm ka hapur procedura disiplinore ndaj disa policëve për parregullsi në veprimet procedurale.
Në reagim publik, aktivisti qytetar Aleksander Stojanovski, familjar i viktimës, akuzoi institucionet për dështim sistemik, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për rastin.
Nëse ju apo dikush që njihni përballet me dhunë në familje apo krizë emocionale, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga institucionet përkatëse dhe organizatat mbështetëse. Gazeta Flaka
The post Maqedonisë së Veriut as era s’i vjen shtet social appeared first on Flaka, në çdo lajm... .