Margot Robbie tregon se cili rol ishte i vështirë për të: U ndjeva shumë keq
Margot Robbie filloi karrierën e saj në serialin e njohur australian “Neighbours”, dhe më vonë luajti personazhe si Maria Sutart, Sharon Tate dhe Tonya Harding. Përveç interpretimit të roleve të figurave reale historike, ajo ndërtoi edhe një karrierë të suksesshme si producente, duke udhëhequr “Barbie”, i cili u bë një nga filmat me fitimet më […]

Margot Robbie filloi karrierën e saj në serialin e njohur australian “Neighbours”, dhe më vonë luajti personazhe si Maria Sutart, Sharon Tate dhe Tonya Harding.
Përveç interpretimit të roleve të figurave reale historike, ajo ndërtoi edhe një karrierë të suksesshme si producente, duke udhëhequr “Barbie”, i cili u bë një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.
Pas suksesit të saj në “The Wolf of Wall Street”, Margot mori një rol të papritur në filmin “The Suicide Squad”. Rolet kryesore u luajtën nga Jared Leto si Joker, Will Smith, Viola Davis, Ben Affleck dhe Cara Delevingne.
Paraqitja e Margot Robbie në atë film ishte një surprizë për shumëkënd dhe pasi u kujtua si një bionde mahnitëse, ajo tani duhej të luante rolin e manipulueses Harley Quinn, që ishte një sfidë e madhe për të.
“Regjisorja më inkurajoi të fokusohesha në anën manipuluese të personazhit të saj, sepse nuk është diçka që më vjen natyrshëm, por ajo e përdor. Kjo ishte e vështirë për mua, sepse jam natyralisht e qetë dhe kam një karakter tjetër. U ndjeva tmerrësisht kur ishim duke filmuar skena ku thosha gjëra të tmerrshme”, tha Robbie.
“The Suicide Squad” ndjek një grup zuzarësh që ndodhen në burg kur rekrutohen për një mision sekret nga agjentja e qeverisë Amanda Waller.
Ata nisin një mision shumë të rrezikshëm për forcat e zakonshme të sigurisë dhe ushtarake, të cilave u caktohen në këmbim të disa privilegjeve.