Marotta mbetet duarbosh, Tare ia rrëmben objektivin e merkatos

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato. Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy […]

Mars 8, 2026 - 14:30
 0
Marotta mbetet duarbosh, Tare ia rrëmben objektivin e merkatos

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos.

Milan është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin e Sassuolos, Tarik Muharemovic, i cili është në orbitën e Interit që nga merkato e janarit.

Muharemovic po shkëlqen te Sassuolo këtë sezon dhe Milan synon ta rrëmbejë atë para Interit.

Sassuolo kërkon më së paku 30 milionë euro për Muharemovic, ndërsa 50% e kartonit të tij zotërohet nga Juventusi.