Marsh me motorë i “Liria ka emër”, nga Prishtina në Hagë
Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka njoftuar se më 15 tetor do të nisin marshin ne motorë nga Prishtina drejt Hagës. Tasholli tha se ky udhëtim kalon nëpër shumë qytete të Evropës ku motoristët e vendeve që do t’i përshkojnë, do t’i bashkohen karvanit duke e bërë këtë rrugëtim, sipas tij, gjithnjë


Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka njoftuar se më 15 tetor do të nisin marshin ne motorë nga Prishtina drejt Hagës.
Tasholli tha se ky udhëtim kalon nëpër shumë qytete të Evropës ku motoristët e vendeve që do t’i përshkojnë, do t’i bashkohen karvanit duke e bërë këtë rrugëtim, sipas tij, gjithnjë e më të madh.
“Më 17 tetor marshuesit do të mbërrijnë në Cyrih të Zvicrës për të vazhduar më 18 tetor në mëngjes rrugën përfundimtare”.
“Të dielën më 19 tetor karvani do të mbërrijë në Hagë. Ky marsh nuk është vetëm një udhëtim me motora por një zë i fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen”, tha Tasholli.
Tutje, ai u shpreh se çdo kilometër i përshkuar është dëshmi e vendosmërisë së tyre dhe çdo ndalesë është mesazh se e vërteta udhëton me ta, e përforcuar nga miqtë e Evropës deri në zemër të Hagës.
