Voton kryetari i Kuvendit Dimal Basha, fton qytetarët të votojnë masivisht

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale. Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, i cili fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave

tetor 12, 2025 - 15:00
 0
Voton kryetari i Kuvendit Dimal Basha, fton qytetarët të votojnë masivisht
Voton kryetari i Kuvendit Dimal Basha, fton qytetarët të votojnë masivisht

Voton kryetari i Kuvendit Dimal Basha, fton qytetarët të votojnë masivisht

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale.

Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, i cili fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.

Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.

Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.