Marsh për 8 Marsin në Gostivar: “Heshtja e tyre, zëri ynë!”
Sot në Gostivar, Qendra për të Drejtat e Grave Etika organizoi një marsh simbolik për 8 Marsin, me thirrjen “Heshtja e tyre, zëri ynë!”, që filloi në orën 12:00. Qëllimi The post Marsh për 8 Marsin në Gostivar: “Heshtja e tyre, zëri ynë!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot në Gostivar, Qendra për të Drejtat e Grave Etika organizoi një marsh simbolik për 8 Marsin, me thirrjen “Heshtja e tyre, zëri ynë!”, që filloi në orën 12:00.
Qëllimi i marshit ishte të tërhiqte vëmendjen mbi dhunën ndaj grave, fenomen që, sipas organizatorëve, mbetet një plagë e pashëruar. Në komunikatën e Qendrës Etika theksohet:
“Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një plagë e pashëruar e fshehur pas fjalës ‘turp’, frikës se mos e kupton dikush, paragjykimeve, varfërisë ekonomike, mosveprimit të institucioneve e shumë faktorë të tjerë.”
Organizatorët e konsiderojnë marshin më shumë se një aktivitet simbolik:
“Ky është më shumë se një marshim – është një thirrje për respekt, drejtësi dhe ndryshim. Le të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, të dëgjojmë historitë e tyre dhe të bëhemi zëri që shumë herë mungon.”
Pjesëmarrësit u ftuan të mos heshtin, të ngrijnë zërin dhe të tregojnë guximin për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.
“Mos hesht. Ngri zërin. Bëhu guxim,” ishte mesazhi i fundit i Qendrës Etika për qytetarët e Gostivarit.
Marshi shënoi një mënyrë të fuqishme të reflektimit dhe solidaritetit për gratë, duke sjellë në vëmendje nevojën për ndryshim shoqëror dhe mbrojtje të të drejtave të grave. Gazeta Flaka
The post Marsh për 8 Marsin në Gostivar: “Heshtja e tyre, zëri ynë!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .