“Mbështetësi i paepur i Shqipërisë”, Rama ndan foton me shefin e NATO-s
Nga Selia e NATO-s në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mark Rutte. Në një reagim në ‘Facebook’, Rama shkruan se Rutte është miku i veçantë dhe mbështetësi i paepur i Shqipërisë. “Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e


Nga Selia e NATO-s në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.
Në një reagim në ‘Facebook’, Rama shkruan se Rutte është miku i veçantë dhe mbështetësi i paepur i Shqipërisë.
“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, ka shkruar Rama krahas fotos.