Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit policor në Bit Pazar të Shkupit, ndërroi jetë i plagosuri

Sot rreth orës 14:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk. “Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej […]

Prill 25, 2025 - 19:00
 0  5
Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit policor në Bit Pazar të Shkupit, ndërroi jetë i plagosuri
Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Sot rreth orës 14:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, thonë nga MPB.

Në orët e pasdites, u raportua se i plagosuri Alajdin Sulejmani ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar disa vitrina prej xhami nga një dyqan me pakicë si dhe disa automjete të parkuara, shpjegoi Ministria e Brendshme.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk
Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk