Mbi një mijë studentë kërkuan nga leximorja “Vëllezërit Milladinovski” të punojë 24 orë, nga biblioteka deklaruan “pas 20 janarit”
Studentët e Shkupit përmes një peticionit onljan kanë kërkuar vazhdimin e orarit të punës së leximores së Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në vigjilje të afateve të provimeve, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. “Pas 8 janarit të vitit 2025, leximorja do të punojë deri në ora 22:00, ashtu që i kufizon mundësitë për studentët që mësojnë […]
![Mbi një mijë studentë kërkuan nga leximorja “Vëllezërit Milladinovski” të punojë 24 orë, nga biblioteka deklaruan “pas 20 janarit”](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Foto-94.webp?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Foto-94.webp)
Studentët e Shkupit përmes një peticionit onljan kanë kërkuar vazhdimin e orarit të punës së leximores së Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në vigjilje të afateve të provimeve, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
“Pas 8 janarit të vitit 2025, leximorja do të punojë deri në ora 22:00, ashtu që i kufizon mundësitë për studentët që mësojnë në orët e vona”, thuhet në tekstin e peticionit onajljn.
Në peticionin e nënshkruar nga 1 400 persona, kërkohet që leximorja të punojë pa ndërprerë.
Drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit “Vëllezëri Milladinovski”, Snezhana Stojçeva për Meta.mk ka paralajmëruar që leximorja do të fillojë të punojë 24 orë prej 20 janarit.