Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Chris LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se kë kanë partner SHBA-të

Në selinë blu është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal ndër të tjera edhe te kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita. Berisha u shpreh se sipas tij  LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat […]

shkurt 12, 2025 - 20:00
 0  5
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Chris LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se kë kanë partner SHBA-të

Në selinë blu është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal ndër të tjera edhe te kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita.

Berisha u shpreh se sipas tij  LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat PD.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, u bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se Edi Rama si kukull e George Soros duhet të ketë fatin e tij dhe SHBA kanë partner dhe aleat PD dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vardhisur Shqipërinë në honet e historisë, po ju qëndruar, nuk u mposhtët, dhe në fund, kjo betejë u fitua në SHBA, kjo betejë do të fitohet edhe në Shqipëri”.