Sali Berisha nis takimet me diasporën, ja shteti i parë që ka zgjedhur kreu i opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë në fundjavë drejt Italisë, për të zhvilluar  një takim me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Romë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Partisë Demokratike përmes një njoftimi për mediat. Në njoftim bëhem me dije se takimi me diasporën shqiptare do të […]

Jan 27, 2025 - 20:00
 0  11
Sali Berisha nis takimet me diasporën, ja shteti i parë që ka zgjedhur kreu i opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë në fundjavë drejt Italisë, për të zhvilluar  një takim me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Romë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Partisë Demokratike përmes një njoftimi për mediat.

Në njoftim bëhem me dije se takimi me diasporën shqiptare do të zhvillohet në datën 9 shkurt në orën 13:00.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.

Datë 9 Shkurt

Ora 13:00

ROMË

ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN