Arrestimi i Veliajt, reagon BE: SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike
Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe debatit që po zhvillohet ditët e fundit për këtë ngjarje politike. Përmes një reagimi zyrtar, BE thotë se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike, pasi kjo është thelbësor për shtetin e […]
![Arrestimi i Veliajt, reagon BE: SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/02/veliaj.jpg)
Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe debatit që po zhvillohet ditët e fundit për këtë ngjarje politike.
Përmes një reagimi zyrtar, BE thotë se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike, pasi kjo është thelbësor për shtetin e së drejtës.
Reagimi i plotë:
“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.
Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.
Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”