Mbrëmë në Shkup u ndje tërmet

Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkupi dhe në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, raporton Portalb.mk. Tërmeti ka pasur intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore informoi se rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 23:12 ka regjistruar një […]

Jan 6, 2025 - 14:00
 0  4
Mbrëmë në Shkup u ndje tërmet
Tërmet. Foto: Allanswart në Canva

Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkupi dhe në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, raporton Portalb.mk.

Tërmeti ka pasur intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore informoi se rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 23:12 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 2.8 shkallë.