Mbretëria e Bashkuar i kërkon Qeverisë së Kosovës të koordinohet me aleatët dhe të themelojë Asociacionin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e raportimit të Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Holland në këtë takim ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ndanë vlerësimin e bërë në Raport për mungesën shqetësuese të

tetor 19, 2024 - 18:00
 0  8
Mbretëria e Bashkuar i kërkon Qeverisë së Kosovës të koordinohet me aleatët dhe të themelojë Asociacionin
mbreteria-e-bashkuar-i-kerkon-qeverise-se-kosoves-te-koordinohet-me-aleatet-dhe-te-themeloje-asociacionin

mbreteria-e-bashkuar-i-kerkon-qeverise-se-kosoves-te-koordinohet-me-aleatet-dhe-te-themeloje-asociacionin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e raportimit të Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Holland në këtë takim ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ndanë vlerësimin e bërë në Raport për mungesën shqetësuese të progresit të normalizimit të raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë, mungesë kjo që vazhdon të ketë implikime negative edhe ne jetën e përditshme të qytetarëve dhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori britanik ka thënë se e mirëpresin vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës kufitare për mallrat e Serbisë, duke e parë si një hap pozitiv për tregtinë e lire.

“Në këtë kontekst, ne mirëpresim vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të hyrjes për mallrat serbe, si një hap pozitiv drejt mundësimit të tregtisë së lirë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe duke u dhënë qytetarëve në të gjithë rajonin mundësinë për të korrur përfitimet ekonomike nga përafrimi më i afërt me fqinjët e tyre evropianë”, ka thënë Holland.

Holland ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja dhe që të përmbushin detyrimet që kanë marrë, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë fjalim, Holland ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë e qartë me të gjithë bashkëbiseduesit që çdo veprim që ndikon në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera jo shumicë kërkon konsultim me miqtë e Kosovës dhe partnerët e sigurisë për të shmangur tensionet.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Kosovën që të sigurojë që komunitetet joshumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit. Ne kemi qenë të qartë me të gjithë bashkëbiseduesit se çdo veprim që ndikon në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë kërkon konsultim të kujdesshëm me miqtë e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, për të shmangur nxitjen e tensioneve dhe për të pafavorizuar më të cenuarit”, ka thënë ambasadori britanik në OSBE.

“Të gjitha komunitetet joshumicë duhet të jenë të lira të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe të integrohen më tej në shoqërinë kosovare. Ne vazhdojmë të inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në procesin demokratik, të marrin role në shërbimin publik dhe t’i shërbejnë komuniteteve të tyre”, ka shtuar ai tutje, raporton Express.

Gjithashtu ai ka thënë se është me rëndësi që të garantohet drejtësi dhe llogaridhënie për të gjitha aktet e dhunës, përfshirë Banjskën.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të mbajtur përgjegjësinë për sulmin tronditës në Banjskë në shtator 2023 dhe trupat e KFOR-it të NATO-s në maj 2023, dhe të veprojë për të trajtuar kontrabandën e armëve ndërkufitare”, ka thënë Holland.

Në fund, Holland ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e gjatë dhe e fortë e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim një demokraci gjithëpërfshirëse, të larmishme dhe multietnike në Kosovë dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar”