Numër i madh aplikimesh për shtetësi nuk janë zgjidhur për mërgimtarët shqiptar, turq e maqedonas, sqaroi Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021, raporton MIA. “Numra […]

Nëntor 22, 2024 - 01:00
 0  6
Numër i madh aplikimesh për shtetësi nuk janë zgjidhur për mërgimtarët shqiptar, turq e maqedonas, sqaroi Toshkovski
Certifikatë e lindjes, foto arkiv nga Portalb.mk, Suad Bajrami

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021, raporton MIA.

“Numra të saktë për fat të keq nuk mund t’ju jap në këtë moment. Bëhet fjalë për një numër më të madh të aplikantëve, të cilët nuk kanë marrë përgjigje që nga viti 2022 e deri tani. Një numër i madh aplikimesh nuk janë zgjidhur në të kaluarën, jo vetëm për mërgimtarët tanë me origjinë turke, por edhe për mërgimtarët tanë me origjinë shqiptare, maqedonase. Unë jam ministër nga viti 2024. Dhe do t’ju përgjigjemi në mënyrë adekuate në formë të shkruar, nëse është në rregull kjo. Duhet të potencoj se gjatë ditës së djeshme, e pata nderin të realizoj takim punues me ambasadorin e Republikës së Turqisë dhe duhet të konstatoj se ai ishte tejet i kënaqur nga ajo se si Qeveria aktuale vepron për atë që është e rëndësishme për Republikën e Turqisë, e posaçërisht për qytetarët të cilët ndjehen turq dhe jetojnë në Maqedoni. Dhe shumë më vjen keq që duhet të konstatoj se kur e kam ndërmarrë këtë funskion, posaçërisht në kuadër të Qeverisë teknike, krahas shumë problemeve tjera, të cilat i trashëgova, trashëgova edhe një gjendje faktike, e cila lidhur me komunitetin turk me të vërtetë ishte dëshpëruese. Pse? Pasi që nuk ka pasur as formularë për dhënien e dokumenteve për udhëtim në gjuhën turke, të cilat shteti në pajtim me ligjin është i obliguar t’i japë”, tha Toshkovski, në pyetjen e deputetit Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike Turke për informatën për procesin për realizimin e aplikimeve për shtetësi, sidomos pas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shtetësi dhe në bazë të origjinës së miratuar në vitin 2021.

Toshkovski konsideron se duhet të zgjidhen të gjitha problemet që janë në interes të qytetarëve. Theksoi se në të ardhmen duhet të përqendrohen në zgjidhje sistematike të problemeve, jo vetëm në zgjidhje ad hok.

Ndryshe, Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut rregullon mënyrën dhe kushtet për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimin e shtetësisë, organin kompetent shtetëror për zgjidhjen e këtyre rasteve, vërtetimin e shtetësisë dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republika e Maqedonisë së Veriut.

dhjetor të vitit 2023, janë shpërndanë certifikata për personat që nuk janë të regjistruar në librat amë. Kjo, sipas ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjidh problemin dhjetëvjeçar me të cilin përballen qindra qytetarë të lindur në territorin e vendit tonë, por të pa regjistruar në regjistër dhe pa certifikata lindjeje.