Mbyllen 53 baste online të paligjshme në Maqedoninë e Veriut

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur se janë mbyllur 53 portale që organizonin lojëra fati online në mënyrë të paligjshme, në territorin e Maqedonisë së Veriu, The post Mbyllen 53 baste online të paligjshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 14:00
 0  4
Mbyllen 53 baste online të paligjshme në Maqedoninë e Veriut

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur se janë mbyllur 53 portale që organizonin lojëra fati online në mënyrë të paligjshme, në territorin e Maqedonisë së Veriu, shkruan Flaka.

Në një intervistë për emisionin “Për apo kundër” në Televizionin Alfa, ministri njoftoi se ka nënshkruar urdhrin e parë zyrtar për ndalimin e këtyre faqeve, të cilat ishin ndër më aktivet në vend.

“Këto 53 portale kanë pasur numrin më të madh të lojtarëve dhe qarkullimin më të madh të parave. Banorët nga Maqedonia janë përfshirë drejtpërdrejt përmes lidhjeve të tyre nga adresa vendore,” tha Andonovski.

Urdhri është dërguar në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AEK), e cila ka afat jo më shumë se 7 ditë për ta përcjellë te operatorët e telekomunikacionit, të cilët më pas duhet të bllokojnë aksesin në këto faqe.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të aktiviteteve të paligjshme dhe mbrojtjes së qytetarëve nga rreziqet financiare dhe ligjore që sjellin lojërat e fatit të pakontrolluara. Flaka Media

The post Mbyllen 53 baste online të paligjshme në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .