Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik
Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas burimeve të OPEN TV, punonjësit po përballen me presion të jashtëzakonshëm psikologjik dhe mobing The post Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas burimeve të OPEN TV, punonjësit po përballen me presion të jashtëzakonshëm psikologjik dhe mobing të vazhdueshëm.
Një punonjëse shqiptare, udhëheqëse sektori, është alivanosur sot në vendin e punës dhe është dërguar me ndihmë të shpejtë në Spitalin e Qytetit të Shkupit. Burimet konfirmojnë se kjo nuk është hera e parë që një administrator bie psiqikisht për shkak të presionit të vazhdueshëm.
Në Ministrinë e udhëhequr nga Zllatko Perinski, kuadër i VMRO-DPMNE, raportohet për një klimë të rënduar pune, ndërrime pozicionesh arbitrare, presione të papërballueshme dhe shtypje sistematike ndaj punonjësve administrativë.
OPEN TV ka siguruar dëshmi të drejtpërdrejta nga punonjës që kërkojnë reagim urgjent institucional për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje shqetësuese, përcjell Flaka.
The post Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .