“Më kanë humbur fjalët…” – Hovenier emocionohet pasi u nderua me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovernier, po largohet nga Kosova dhe shërbimi i tij në Prishtinë është i fundit për një diplomat karriere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ai. Ai të martën mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e vendit, ndërsa u emocionua gjatë fjalës së tij në ceremoni. Hovenier tha se kishte planifikuar


Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovernier, po largohet nga Kosova dhe shërbimi i tij në Prishtinë është i fundit për një diplomat karriere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ai.
Ai të martën mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e vendit, ndërsa u emocionua gjatë fjalës së tij në ceremoni.
Hovenier tha se kishte planifikuar t’i thoshte disa fjalë, se zakonisht s’mbetet pa fjalë, por se këtë mbrëmje ato i kishin humbur.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila publikoi një video nga ky moment, tha se Hovenier “për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador”.
“Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit Ambasador Hovenier”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Ambasadori Hovenier gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se pas përfundimit të shërbimit diplomatik në Kosovë, do të pensionohet./Gazeta10